BMI është prodhues kryesor i sistemit të çative të rrafshta e të pjerrta, prej dekadash me përvojë në industri.
Ne prodhojmë sisteme të reja mbulimi dhe hidroizolimi, të dizenjuara për të transformuar mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë. Sigurojmë strehim, mbrojtje dhe qetësi, për arkitektët, çatipunuesit, ndërtuesit si dhe pronarët e shtëpive. Ekspertët tanë të dedikuar ndihmojnë me dizenjim dhe projektim, me këshilla teknike dhe informacione mbi produktet, në projekte rezidenciale dhe jorezidenciale.
BMI Adriatic Albania SHPK është pjesë e BMI Group, kompania më e madhe e mbulimit dhe hidroizolimit në Evropë, me një prezencë të konsiderueshme në Azi dhe Afrikë. Ne sjellim së bashku disa nga emrat më të mëdhenj e më të besuar në industri si Braas, Villas, Icopal, Monarflex, Wolfin, Siplast.
Falë gamës së gjerë të produkteve dhe zgjidhjeve tona, ne jemi në gjendje të zgjidhim edhe sfidat më komplekse të klientëve tanë.
Çatia është një investim për jetën. Prandaj shumë pronarë shtëpish vendosin për një çati Braas. Për cilësinë më të lartë, jepet garanci me dekada.
Për më shumë se 70 vjet, Villas prezanton zgjidhje të reja çatish dhe -hidroizolimi, të cilat i mbajnë ndërtesat tërësisht të papërshkueshme nga uji - nga bodrumi në çati!
Icopal Group ofron produkte të gatshme me cilësi të lartë për çati të rrafshta e të pjerrta dhe ofron një gamë të gjerë shërbimi përfshirë instalimin.
Monarflex është prodhuesi kryesor në Evropë i membranave me përbërje polietileni të përforcuara dhe jo të përforcuara, si edhe i aksesorëve që lidhen me to.
Gjatë 50 viteve të fundit ne kemi prodhuar membrana sintetike dhe membrana hidroizoluese për çati të rrafshta dhe pjesë të tjera të ndërtesave.
Historia Siplast e cilësisë pa kompromis fillon më shumë se gjysmë shekulli më parë me një risi që do të ndryshonte industrinë komerciale të mbulimit dhe hidroizolimit.