BMI Albania | PRODUKTE SINTETIKE
15791
page-template-default,page,page-id-15791,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive
 

Membranat hidroizoluese Monarplan (PVC)

Membranat Monarplan janë në programin e prodhimit të grupit ICOPAL për më shumë se 30 vite. Edhe nëse është një godinë banimi apo tregtare, private apo publike, Monarplan ofron një zgjidhje hidroizolimi fleksible, të thjeshtë dhe të sigurt.

 

Monarplan është një membranë PVC-je (Poly-Vinyl Chloride) dhe si e tillë siguron një marrëdhënie të mirë mes karakteristikave të shkëlqyera mekanike dhe jetëgjatësisë. Prandaj, ajo është gjithashtu e përshtatshme për ndërtimin e objekteve të reja, si dhe për riparimin e hidroizolimit të vjetër. Të gjitha membranat Monarplan janë të përforcuara, gjë që u jep atyre rezistencë të jashtëzakonshme ndaj ngarkesave mekanike.

Monarfin (FPO)

Monarfin përbëhet nga poliolefin fleksibël. Përbërja miqësore me mjedisin, vetitë e shkëlqyera të produktit dhe opsionet e ndryshme të përpunimit, ofrojnë mundësi krejtësisht të reja për projektet tuaja të çatisë. Monarfin mund të mbërthehet mekanikisht ose shtrohet lirshëm nën balast. Ky fleksibilitet ofron liri në projektimin  e strukturës së çatisë. Monarfin shtrohet shpejt dhe pa kosto të lartë, si edhe e mbron mjedisin, pasi nuk përmban plastifikues dhe halogjen, përveç kësaj edhe mund të riciklohet. Avantazhi i ngjitjes me temperaturë jo fikse i materialit, mundëson përpunim perfekt në temperatura të ndryshme. Për këtë arsye Monarfin është shumë i lehtë në përdorim.

 

Membranat Monarfin FPO janë të përshtatshme për çatitë e rrafshta e të pjerrëta – si në ndërtesat e reja, ashtu edhe në rinovime sepse përputhet me materialet e zakonshme të mbulimit, siç janë bitumet, polisteroli dhe EPDM (Ethylene Propylene Diene Monomer).

  • TË GJITHA
  • MEMBRANA HIDROIZOLUESE MONARPLAN (PVC)
  • Monarfin (FPO)
+
MEMBRANA HIDROIZOLUESE MONARPLAN (PVC) / Produkte Sintetike
+
MEMBRANA HIDROIZOLUESE MONARPLAN (PVC) / Produkte Sintetike
+
MEMBRANA HIDROIZOLUESE MONARPLAN (PVC) / Produkte Sintetike