BMI Albania | Wakaflex
15619
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-15619,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive

Wakaflex-membranë hidroizoluese për oxhak

Wakaflex është një produkt me përdorim universal për hidroizolimin e të gjitha bashkimeve të çatisë me murin, për hidroizolimin e oxhakut si dhe për izolime të tjera në çati. Wakaflex mund të shtrohet dhe të montohet shumë thjesht. Merr formën e dhënë dhe përshtatet ekzaktësisht me konturet e çatisë nëpërmjet shiritit prej alumini. Forma e dhënë gjatë vendosjes ruhet përgjithmonë. Falë vetisë së vetëshkrirjes së materialit nuk nevojiten materiale të tjera ngjitëse. Buza hermetike ofron siguri të lartë ndaj shiut, borës dhe pluhurit. Wakaflex përshtatet me të gjitha materialet e mbulimit të çatisë, të formatit të madh si dhe të vogël. Produkti Wakaflex duhet të mbyllet në konturin e sipërm të tij me profil alumini Wakaleiste si dhe të izolohet me silikon Dichtungsmasse K. Profili i aluminit Wakaleiste montohet lehtë me upa dhe falë ngjyrave në të dyja anët përdoret sipas dëshirës nga ana me ngjyrë të kuqe apo nga ajo me ngjyrë kafe.

Wakaflex

Materiali: Plastikë shumë cilësore që ruan ngjyrën PIB (Polyisobutylen) me një rrjetë alumini
Ngjyra: e kuqe, kafe, gri e errët
Përdorimi: për të gjitha modelet e tjegullave
Gjerësia: 28 cm
Gjatësia: Rulon 5 m / rulon 10m
Pesha: rulon 10m reth 8,50 kg / rulon 5m rreth 4,25kg
Rezistenca ndaj temperaturës: -40° deri + 100° sipas DIN 52133
Rezistenca ndaj rrezeve ultravioletë: sipas DIN Norm 16726

 

Wakaleiste Profil alumini 240 cm

Materiali: Shirit alumini shumë cilësor, i emaluar
Ngjyra: ana e përparme e kuqe, ana e mbrapme kafe(e përdorshme nga të dyja anët)
Lartësia: 8 cm
Gjatësia: 240 cm
Shenja: në distancë 20 cm, diametri 6 mm