BMI Albania | Villafalt 1K Plus
15768
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-15768,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive

Villafalt 1K Plus

Villafalt 1K Plus është një pastë hidroizoluese e përbërë nga një komponent, e pasuruar me polimer, rezistente ndaj ujit të ftohtë me një bazë emulzioni bituminoz, e mbushur me kokrriza EPS (polisteroli të ekspanduar).

 

Villafalt 1K Plus pas proçesit të tharjes, është rezistente ndaj ujit. Për shkak të trajtës së saj si pastë, si dhe mbushjes me kokrriza EPS, mund të aplikohet në trashësi të mëdha dhe në sipërfaqe vertikale për shkak të tharjes së saj të shpejtë në temperatura të ulëta ose ambiente jo të ajrosura mirë.

 

Villafalt 1K plus është shumë i përshtatshëm për hidroizolim elastik, shumë cilësor, të themeleve, mureve …) Aplikohet në një ose dy shtresa me rrjetë si përforcim ndërmjet shtresave. Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e pastër dhe pa grimca të materialit, pa dhera, vaj ose papastërti të tjera. Pasta është e përgatitur dhe mund të përdoret menjëherë pas hapjes. Të gjitha nënshtresat me bazë minerale duhet të mbulohen me Villas Emulbit. Përdoret direkt pas hapjes së kovës, duke e aplikuar me një mistri dhe furçë.