BMI Albania | Sistemi i ndriçimit të kupolës
15797
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-15797,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive

Sistemi i ndriçimit të kupolës

Për nga projektimi, kjo është forma më e thjeshtë e sistemit të kupolave. Qëllimi i tij kryesor është të sigurojë të gjitha efektet pozitive që kanë sistemet e kupolave, por pa funksione shtesë (aspirimi ose largimi i tymit).

 

Ndriçimi vizualisht i këndshëm dhe efektiv i ambientit të brendshëm, është “alfa dhe omega” i të gjitha sistemeve të kupolës. Përveç kësaj, për shkak të projektimit të tij të thjeshtë, prodhimi dhe instalimi e këtij sistemi, është më i shpejti dhe për këtë arsye është më i volitshëm nga pikëpamja e kostos totale.

 

Autonomia e furnizimit të sistemit me energji, e cila është aprovuar me një çertifikatë përkatëse, e lejon këtë sistem të funksionojë për një periudhë kohore të paktën 72 orë, edhe në rast se për ndonjë arsye tensioni ndë rpritet.

 

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, avantazhi i këtij sistemi është aftësia për t’u lidhur me sensorët e erës dhe të shiut, gjë që lejon këtë sistem të mbyllet automatikisht nëse shpejtësia e erës arrin vlera kritike ose nëse shiu fillon të bjerë. Kjo më tej shmang mundësinë e dëmtimit të sistemit të kupolës, ose efekteve të dëmshme që mund të ndodhin për shkak të depërtimit të ujit përmes kupolës, e cila për shkak të pakujdesisë, është lënë hapur.