BMI Albania | Sistemi i largimit të tymit nga kupola
15810
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-15810,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive

Sistemi i largimit të tymit nga kupola

Përveç të gjitha avantazheve të kupolave klasike AWAK, ky sistem ka elemente shtesë që lejojnë hapjen automatike të kupolës në rast zjarri.

 

Në shumicën e rasteve, vetë mekanizmi përbëhet nga një sensor termik, i cili përcakton momentin e aktivizimit. Hapja e kupolës kryhet me anë të një elementi pneumatik që hap kupolën në pozicionin maksimal (këndi maksimal) brenda disa sekondave. Sistemi i kupolës në vetvete përmban një kontejner me gaz të kompresuar, i cili siguron mjaftueshëm presion për hapjen.

 

Avantazhi i këtij sistemi reflektohet kryesisht në autonominë e tij. Nuk kërkon zbatimin e ndonjë instalimi shtesë ose ndonjë proçesi kontrolli. Në vetvete funksionon në mënyrë automatike.