BMI Albania | Sistemi i aspirimit të kupolës
15815
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-15815,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive

Sistemi i aspirimit të kupolës

Ky është sistemi më fleksibël. Krahas funksionalitetit bazë, në aspektin e ndriçimit të ambientit të brendshëm, ky lloj sistemi gjithashtu ofron mundësinë e ventilimit të shpejtë dhe efikas të sistemit të kupolës. Me hapjen e pjesshme të vetë kupolës, duke përdorur një motorr 12V, bëhet e mundur që ajri i nxehtë të lëvizë natyrshëm lart, duke dalë nga hapësira e brendshme, ndërsa në të njëjtën kohë ajri i freskët hyn brenda.

 

Rrjedhimisht, kjo lloj kupole përdoret më së shpeshti në rastet kur ka aktivitet intensiv në hapësirën e brendshme. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një sallë të madhe ceremonish apo ndërtesë industriale, sistemi i aspirimit të kupolës AWAK, siguron një mënyrë të thjeshtë dhe efiçente në energji, për të ruajtur shëndetin e njerëzve.

 

Natyrisht, përveç funksionit të aspirimit, kjo lloj kupole në të njëjtën kohë siguron një funksion kundër tymit, sepse motorri elektrik gjithashtu ka aftësinë për të hapur kupolën deri në pozicionin maksimal. Autonomia e furnizimit të sistemit me energji, e cila është aprovuar me një çertifikatë përkatëse, e lejon këtë sistem të funksionojë për një periudhë kohore të paktën 72 orë, edhe në rast se për ndonjë arsye tensioni ndërpritet.

 

E fundit por jo më pak e rëndësishme, avantazhi i këtij sistemi është aftësia për t’u lidhur me sensorët e erës dhe të shiut, gjë që lejon këtë sistem të mbyllet automatikisht nëse shpejtësia e erës arrin vlera kritike ose nëse shiu fillon të bjerë. Kjo më tej shmang mundësinë e dëmtimit të sistemit të kupolës, ose efekteve të dëmshme që mund të ndodhin për shkak të depërtimit të ujit përmes kupolës, e cila për shkak të pakujdesisë, është lënë hapur.