BMI Albania | Isovill P-5-AB
15720
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-15720,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive

Isovill P-5-AB

Isovill P-5-AB përdoret në hidroizolime, nën asfaltin e ngurtë. Cilësia afatgjatë e membranës konfirmohet falë kontrollit strikt të brendshëm dhe të jashtëm. Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë të çertifikuara sipas standartit EN ISO 9001.

 

Isovill P-5-AB karakterizohet nga rezistencë e lartë ndaj prerjes, ngjitje perfekte me sipërfaqen dhe aftësi bashkuese të mira. Përforcimi i fijeve të poliestrës në pjesën e sipërme pengon depërtimin e membranës hidroizoluese në shtresën mbrojtëse të asfaltit të ngurtë dhe e mbron atë nga dëmtimi i hidroizolimit.

 

Isovill P-5-AB përdoret si shtresë e sipërme hidroizoluese në të gjitha ndërtimet industriale me shtresa mbrojtëse prej materialeve të nxehta, veçanërisht në garazhe nëntokësore, parkingje, si edhe në ura, si shtresë izoluese në tunele dhe në gropa të tjera. Bashkimi bëhet me ngjitje të të gjithë sipërfaqes.