BMI Albania | Isovill DUO-2
15728
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-15728,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive

Isovill DUO-2

Isovill DUO-2 plotëson kërkesat e përcaktuara në rregulloren gjermane “ZTVBEL-B pjesa 2” për hidroizolimin e strukturës së urave, hidroizolimin e sistemit me membranë hidroizoluese prej polimeri të përpunuar në sistemin e hidroizolimit dyshtresor. Cilësia afatgjatë e membranës garantohet dhe monitorohet nga një sistem i rreptë kontrolli cilësie, si dhe kontrolli i pavarur i kompanisë TFVA në Graz. Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë të çertifikuara sipas standartit EN ISO 9001.

 

Isovill DUO-2 ka rezistencë të shkëlqyer ndaj prerjes, ngjitje të mirë me nënshtresën, si dhe aftësi të mira fleksibiliteti me strukturën nëntokësore. Fijet e poliestrës në anën e sipërme të membranës parandalojnë shkëputjen e shtresës së bitumit gjatë shtrimit të asfaltit të ngurtë të nxehtë si dhe deformimin e shtresës së membranës.

 

Isovill DUO-2 përdoret si shtresë përfundimtare, aplikohet mbi Isovill DUO-1, ose menjëherë nën asfaltin e ngurtë të nxehtë. Aplikimi bëhet duke ngjitur me nxehtësi të gjithë gjatësinë e membranës sipas kërkesave të rregullores ZTV-BELB Pjesa 2.