EverGuard TPO - BMI Albania
16965
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-16965,bridge-core-2.7.6,qi-addons-for-elementor-1.2.0,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-26.1,qode-theme-bridge,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-6.6.0,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-16619

EverGuard TPO

BMI EverGuard ofron përfitime të shumta për çatinë tuaj – TPO një produkt i qëndrueshëm dhe i besueshëm, si edhe një zgjidhje e plotë.

 

QËNDRUESHMËRI AFATGJATË

Ka një arsye pse e quajmë EverGuard. Është ndër membranat hidroizoluese më të qëndrueshme, më të forta dhe më jetëgjata – dizenjuar për të mbrojtuar investimin tuaj, asetet dhe mbi të gjitha njerëzit.

 

NGJITJE (ME AJËR TË NXEHTË) JASHTËZAKONISHT E FORTË

Një ngjitje (me ajër të nxehtë) e fortë mundëson një performancë më të lartë për një kohë më të gjatë ndaj kushteve atmosferike.

 

REZISTENTE NDAJ MOTIT DHE NGRITJES NGA ERA

BMI EverGuard TPO ofron performancë të shkëlqyer ndaj ngritjes nga era, duke kërkuar më pak fiksime për metër katror dhe hidroizolim të jashtëzakonshëm – pra sido të jetë moti, biznesi dhe njerëzit tuaj mund të zhvillohen nën mbrojtjen e saj.

 

REZISTENCË E LARTË NDAJ KIMIKATEVE

E aftë të rezistojë ndaj kimikateve dhe përzierjeve të forta, EverGuard është projektuar të mbrojë në mënyrë të sigurt investimin tuaj përtej një game të gjerë skenarësh industrialë.

 

QËNDRUESHMËRI E LARTË

Cilësia inovative dhe e qëndrueshme e ndërtimit të BMI EverGuard eliminon plastifikimet dhe HFC (Hydro Fluoro Carbon), në të njëjtën kohë ato ndihmojnë në uljen e kostove të energjisë përmes përmirësimit të efiçencës termike.

 

INSTALIM MË I SHPEJTË, MË I THJESHTË

E ndërmarrë nga kontraktorë të çertifikuar të BMI RoofPro, me një gamë të plotë aksesorësh të duhur, BMI EverGuard heq koston e kohës joproduktive duke minimizuar ndërprerjen e jetëgjatësisë së ndërtesës tuaj.

 

PA RREZIK

Si një zgjidhje komplete, ajo mbrohet nga një zgjedhje e tre nivele të garancisë, në përputhje me nevojat tuaja. Së bashku me një sërë çertifikimesh standarte të industrisë, ne kemi eliminuar burimet më të mëdha të rrezikut për çatinë tuaj të rrafshët.