BMI Albania | Elastovill E-KV-5
15678
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-15678,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive

Elastovill E-KV-5

Elastovill E-KV-5 është një membranë hidroizoluese me përbërje poliestre, me shtresa bituminoze elastomeri nga të dyja anët, nga sipër e veshur lehtë me kokrriza rëre dhe nga poshtë e veshur me fletë që ngjiten lehtë. Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë të çertifikuara sipas standardit EN ISO 9001.

 

Elastovill E-KV-5 përdoret si shtresë hidroizoluese e sipërme në sistemet e hidroizolimit disashtresor dhe për këtë arsye përdoret gjithashtu edhe në ndërtimin dhe riparimin e çative të rrafshta e të pjerrta, në ndërtimet nëntokësore, mbitokësore dhe industriale. Kjo membranë rekomandohet veçanërisht për konstruksionet ku mund të ketë ndryshime të strukturës së nëntokës (konstruksione të lehta, ngarkesa termike, beton i paizoluar dhe i dobësuar, nyje, çarje etj.). Ngjitja bëhet kryesisht përmes flakës së nxehtë në një vend të caktuar ose në të gjithë sipërfaqen, sipas kërkesave.