BMI Albania | Elastovill E-KV-4
15666
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-15666,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive

Elastovill E-KV-4

Elastovill E-KV-4 është një membranë hidroizoluese që nuk e depërton ujin, e përbërë nga 250 gr fije poliestre të patretshme, me shtresa bituminoze elastomeri nga të dyja anët. Ana e sipërme është e veshur me kokrriza të imta rëre dhe ana e poshtme me fletë te hollë lehtësisht e djegshme, për një ngjitje të shpejtë dhe të thjeshtë. Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë plotësisht në përputhje me standardin EN ISO 9001.

 

Elastovill E-KV-4 përdoret si një nga shtresat hidroizoluese në sistemet e hidroizolimit disashtresor dhe për këtë arsye përdoret si në ndërtime të reja, ashtu edhe në riparimin e çative të rrafshta e të pjerrta, në ndërtimet nëntokësore, mbitokësore dhe në objektet industriale. Kjo membrane hidroizoluese rekomandohet në mënyrë të veçantë sidomos kur pritet një zhvendosje e madhe termike e nëntokës (ndërtim i lehtë, ngarkesa termike, beton i paizoluar dhe i dobësuar, nyje, çarje të zgjeruara etj). Ngjitja bëhet kryesisht përmes flakës së nxehtë në një vend të caktuar ose në të gjithë sipërfaqen, sipas kërkesave.