Bramac Therm Kompakt
16815
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-16815,bridge-core-2.7.6,qi-addons-for-elementor-1.2.0,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-26.1,qode-theme-bridge,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-6.6.0,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-16619

Bramac Therm Kompakt

Material termoizolues që lejon difuzionin, përdoret në rinovimin e çative dhe në ndërtime të reja, për termoizolimin e çatisë. Shtrimi bëhet mbi binarë për termoizolimin e të gjithë sipërfaqes, duke parandaluar kështu urat termike dhe gjithashtu mund të shtrohet pa armaturë.

Avantazhet e produktit

  • Mund të kompletojë termoizolimin ekzistues midis  binarëve
  • Termoizolim më i mirë se leshi i gurit
  • Dukshëm më i lehtë se sa panelet OSB (panele të bëra nga ashkla druri të presuara)
  • Shtrim pa ura termike
  • Rezistent ndaj erës falë nënshtresës së laminuar me shirita të dyfishtë ngjitës të integruar
  • Me vijëzime të stampuara për prerje më të lehtë
  • E qëndrueshme nëse shkel mbi pjesën e vendosur mbi  binarët dhe listelat

Të dhëna teknike

Materiali: Shkumë e fortë PUR / PIR me laminim në pjesën e sipërme, me membranë 3-shtresore prej polipropileni në pjesën e poshtme.
Përçueshmëria termike: WLS 026 (λ = 0,026 W/mK)
(Trashësia e panelit ≤100 mm) WLS 025 (λ = 0,025 W/mK)
(Trashësia e panelit ≥ 120 mm)
Përmasat: 1240 x 2400 mm (100 mm, përmasat e jashtme)
1235 x 2395 mm (80 mm, përmasat e jashtme)
1220 x 2380 mm (e instaluar)*
Trashësia e materialit: 80 mm deri 240 mm
Reagimi ndaj zjarrit: B2
Ngjyra: e gjelbër me stampime të zeza
Puthitja: Bashkim femër – mashkull
Ngjitja: shirita të dyfishtë ngjitës (për çdo anë të mbivendosur ka një shirit ngjitës me fletë të ndashme)
Ekspozimi ndaj kushteve atmosferike: 4 javë (Bramac Therm Kompakt)

Njësia e paketimit / copë

Trashësia 80 mm: 15 panele për paletë, afërsisht 43,6 m2 *
Trashësia 100 mm: 12 panele për paletë, afërsisht 34,8 m2 *
Trashësia 120 mm: 10 panele për paletë, afërsisht 29,0 m2 *
Trashësia 140 mm: 8 panele për paletë, afërsisht 23,2 m2 *
Trashësia 160 mm: 7 panele për paletë, afërsisht 20,3 m2 *
Trashësia 180 mm: 6 panele për paletë, afërsisht 17,4 m2 *
Trashësia 200 mm: 6 panele për paletë, afërsisht 17,4 m2 *
Trashësia 220 mm: 5 panele për paletë, afërsisht 14,5 m2*
Trashësia 240 mm: 5 panele për paletë, afërsisht 14,5 m2*

* Dimensioni i instalimit