BMI Albania | KUPOLAT AWAK
15794
page-template-default,page,page-id-15794,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive
 

Sistemet e kupolave AWAK

Përveç materialeve hidroizoluese bazë, Grupi ICOPAL gjithashtu ofron sisteme çatish në formë kupole, të cilat përdoren gjithnjë e më shumë në ndërtimin e objekteve të reja, sidomos atyre tregtare. Fleksibiliteti i ofruar nga sistemi i çative në formë kupole “sipas kërkesës së klientit”, është një nga arsyet kryesore përse investitorët në të gjithë Evropën na kanë besuar prej më shumë se një dekade.

 

Avantazhet kryesore të sistemit të kupolave janë:

 

Ndriçimi natyral (drita natyrale)

Drita natyrale, e cila depërton në objekt përmes panelit, ndriçon në mënyrë të njëtrajtëshme ambientin brenda – kjo e bën këtë sistem tre herë më efikas në ndriçim, se dritaret e zakonshme.

 

Largimi i tymit dhe ajrit të nxehtë

Sistemet e çative në formë kupole, të çertifikuara sipas standarteve strikte evropiane, mundësojnë largimin në mënyrë efikase të tymit dhe ajrit të nxehtë, në rast zjarri. Në situata emergjente, ku edhe sekondat janë të rëndësishme, largimi efektiv i tymit deri në 85%, mund të jetë një faktor vendimtar në shpëtimin e jetëve njerëzore.

 

Aspirim i mirë

Një ndër mënyrat më të mira të aspirimit të hapësirës së brendshme është pikërisht ajrosja përmes një hapjeje të vogël të kupolës. Sasia e ajrit të freskët që hyn brenda është shumë më e madhe se ajri që mund të hyjë kur hapim dritaren.

 

Dalja në çati

Sipas kërkesës, ICOPAL AWAK prodhon sisteme kupole ku është e mundur që paneli të hapet manualisht dhe përmes hapjes, mundësohet dalja në çati. Kjo është një zgjidhje ideale kur është e domosdoshme mirëmbajtja e rregullt e sistemit të çatisë.

 

Kontrolli në distancë

Në varësi të specifikimeve të klientit, ICOPAL AWAK ofron gjithashtu të gjitha pajisjet shtesë që bëjnë të mundur lidhjen e njësive të veçanta të kupolës, në një njësi të vetme kontrolli. Kështu, funksionimi i një grupi të tërë njësish të veçanta, kontrollohet lehtësisht nga një njësi qendrore. Kjo vlen veçanërisht për ajrosjen e kupolës, kur është më e përshtatshme që të sinkronizohen disa njësi njëkohësisht, se secila veç e veç.

 

Sipas funksionit, ose qëllimit që duhet të përmbushin, sistemet e kupolave AWAK ndahen në:

 

  • Sistemi i ndriçimit të kupolës
  • Sistemi i largimit të tymit nga kupola
  • Sistemi i aspirimit të kupolës

 

Këtu do të donim të theksonim një gjë që është disi e anashkaluar. Të gjitha kupolat AWAK janë prodhuar vetëm sipas kërkesave. Prandaj, projektuesi apo investitori, ka lirinë e plotë të kombinimit të tipeve të ndryshme në të njëjtin projekt.
Nuk është e pazakontë, që të tre tipet e përmendura më sipër, të gjenden në një fabrikë industriale; secila në varësi të zgjedhjes së projektuesit.

 

Nuk është një gjë e rrallë për të gjetur të tre llojet e mësipërme të objekteve industriale; por nga lokacioni dhe zgjidhja e projektit.