BMI Albania | ÇATI E PJERRËT
15040
page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-15040,cookies-not-set,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive
 

PËRVOJË E SHKËLQYER NË SISTEMIN E ÇATISË SË PJERRËT

Për gati një shekull, ne merremi me prodhimin e sistemit të çatisë së pjerrët dhe ekspertiza jonë e zhvilluar gjatë kësaj periudhe shumë të shkurtër, në të gjitha hapat e proçesit të prodhimit, na bën një prodhues të rëndësishëm të çatisë.

 

Ne jemi një prej pak prodhuesve që ofrojnë një gamë të gjerë të tjegullave të betonit dhe qeramikës për çati, me një zgjedhje të varianteve të lehta dhe ekologjike, si edhe aksesorëve plotësues të çatisë, të dizenjuar për t’iu përshtatur aspekteve të ndryshme funksionale të strukturës së çatisë.

 

Sistemet e çative të grupit BMI janë projektuar dhe testuar për të plotësuar njëri-tjetrin në mënyrë të përkryer, që ne të mund të gjejmë në mënyrë të sigurt zgjidhje të plotë për çdo lloj ndërtese.

Tjegullat betonit

Tjegullat tona të betonit janë zgjedhje perfekte për pronarët e shtëpive, të cilët në plan të parë kanë sigurinë. Ato janë të forta, të qëndrueshme dhe partnere të besueshme në kontrollin e kostos. Nga shtëpitë për një familje deri tek vilat moderne, ato ofrojnë vazhdimisht zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë me cilësi të lartë.

Kosi krovovi - crep

Disa prej tjegullave të para të betonit, të prodhuara në vitin 1844 në fabrikën e çimentos në Staudach, Gjermani, janë ende të vendosura në çati.

 

Ata që përdorin tjegullat tona të qeramikës, zgjedhin materiale ndërtimi me një traditë të gjatë. Parimet e prodhimit nuk kanë ndryshuar për mijëra vite: nxjerrja e argjilës natyrore, dizenjimi dhe pjekja në furrë në 1000 gradë Celsius. Lënda e parë vendase i jep produktit një bukuri të veçantë, reflekton ngrohtësi dhe siguri. Tjegullat tona e shndërrojnë ndërtesën në shtëpi. Evolucioni i një prej lëndëve të para të ndërtimit, ndër më të vjetrat në botë, në materiale ndërtimi moderne, është treguesi më i mirë i larmishmërisë së aplikimeve dhe potencialit të tjegullave të qeramikës.

Sisteme çatie komplete, të integruara

Një çati moderne duhet të sigurojë më shumë se mbrojtja e zakonshme ndaj ujit dhe i gjithë sistemi i strukturës së çatisë duhet të paraqesi më shumë se grumbullimin e pjesëve që e përbëjnë atë. Avantazhet e komponentëve veç e veç, janë më të mëdha kur shihen në kontekstin e një sistemi të vetëm. Izolimi me efiçencë të lartë i kombinuar me nën-shtresa “që lejojnë ajrosjen” dhe panelet tona me rreze infrared në sistemin fotovoltaik, ofrojnë një potencial të madh për kursimin e energjisë. Përzgjedhja e duhur e tjegullave, kombinuar me elementët fiksues përkatës, si edhe aksesorët e sigurisë dhe dëborës, i rezistojnë edhe kushteve më ekstreme të motit.

integrisani sistemi kosih krovova

Energji diellore efiçente dhe e qëndrueshme

Si prodhues kryesor i sistemit të plotë të çatisë, BMI Group ofron sisteme çatish PV me performancë të lartë, të integruara, që janë më tepër se shuma e pjesëve të tyre veç e veç: panele diellore termike dhe fotovoltaik (PV) me aksesorët përkatës, si dhe shërbimi i shkëlqyer, formojnë një sistem të plotë.

 

Ne jemi partnerët e prodhuesit kryesor të moduleve diellore, kështuqë zgjidhjet tona për çatinë dhe dizenjimin e çatisë, janë kombinim i cilësisë më të lartë, funksionalitetit dhe dizajnit.

BMI Group ofron sisteme çatish PV, të integruara, të cilat paraqesin një harmoni absolute. Ato janë një set i fuqishëm dhe estetik, me efiçencë maksimale. Falë nënstrukturave të posaçme, sistemi ynë PV Premium, është një zgjidhje afatgjatë dhe e sigurt për strukturën e çatisë. Për shkak të integrimit të tij të jashtëzakonshëm, duke përdorur modulet PV në vend të paneleve, është i përshtatshëm për përdorim me të gjitha modelet e zakonshme të tjegullave dhe ofron një zgjidhje të shkëlqyer nga ana estetike.

 

Pllakat e reja shumë cilësore të kolektorëve, me efikasitet të përmirësuar dhe dizajn të përsosur, janë elementi themelor i zgjidhjeve tona komplete termike diellore. Ato karakterizohen nga rezistenca ndaj kushteve ekstreme atmosferike dhe kursimit maksimal – madje edhe në dimër.

kosi krovovi sa malim nagibomÇatitë arkitektonike të ulëta

Lëvizjet në projektimin arkitektonik sollën nevojën për çatitë e rrafshta, të cilat normalisht nuk janë të përshtashme për tjegullat tradicionale. Për t’iu përgjigjur kësaj sfide, inxhinierët tanë projektuan tjegulla betoni të posaçme dhe një gamë të re aksesorësh për mbulimin e çative me pjerrësi nën 15 gradë – pa kompromise për fortësinë apo estetikën.

Një çati moderne duhet të sigurojë më shumë se mbrojtja e zakonshme ndaj ujit dhe i gjithë sistemi i strukturës së çatisë duhet të paraqesi më shumë se grumbullimin e pjesëve që e përbëjnë atë. Avantazhet e komponentëve veç e veç, janë më të mëdha kur shihen në kontekstin e një sistemi të vetëm. Izolimi me efiçencë të lartë i kombinuar me nën-shtresa “që lejojnë ajrosjen” dhe panelet tona me rreze infrared në sistemin fotovoltaik, ofrojnë një potencial të madh për kursimin e energjisë. Përzgjedhja e duhur e tjegullave, kombinuar me elementët fiksues përkatës, si edhe aksesorët e sigurisë dhe dëborës, i rezistojnë edhe kushteve më ekstreme të motit.

Teknologji e avancuar për tjegullat e lehta

Me Aerlox, ekspertët e BMI Group zhvilluan një tip të ri të tjegullës së betonit. Recetat jashtëzakonisht të avancuara dhe struktura fizike inovative, bëjnë të mundur që ajo të jetë deri në 40% më e lehtë se sa tjegullat tradicionale, duke ruajtur të gjitha avantazhet e rëndësishme, në radhë të parë qëndrueshmërinë. Ky është një lajm i madh për pronarët e shtëpive, të cilët mendojnë të zëvendësojnë çatitë e vjetra me struktura më të dobëta, të cilat nuk mund të mbajnë peshën e tjegullave tradicionale. Për herë të parë atyre iu jepet mundësia të mbulojnë çatitë e tyre me tjegulla “të vërteta”. Pesha e përgjithshme e ulët, e tjegullave Aerlox, gjithashtu ka potencialin për të reduktuar problemet tipike në zonën e çatisë për shkak të mbajtjes së vazhdueshme të ngarkesës.

Inovacion për sipërfaqen e tjegullës.

Protegon është e ardhmja e teknologjisë në prodhimin e tjegullave të betonit dhe qeramikës. Pigmentet speciale në sipërfaqe, bëjnë që këto tjegulla të reflektojnë 300% më shumë rreze infrared se tjegullat tradicionale të çatisë. Çatia qëndron më e freskët dhe e freskon ajrin rreth saj. Pjesa e poshtme e tjegullës Protegon mund të jetë deri në 10 ° C më e ftohtë, gjë që përmirëson cilësinë e ajrit në hapësirën e banimit. Protegon ka mbrojtje të lartë ndaj gërryerjes dhe mbrojtje kryesisht ndaj myshkut dhe algave. Secila prej këtyre karakteristikave është në vetvete unike. Të bashkuara në një tjegull çatie, e bëjnë atë të jashtëzakonshme.